Një person ka përfunduar në pranga nën dyshimet se ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar dhe më pas me veturë është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur në Podujevë, rreth orës 00:30 të 13 gushtit, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh thuhet se viktima ka pësuar lëndime në këmbë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe sekuestruar dy gëzhoja të fishekëve.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.