Një shtetas gjerman është arrestuar nën dyshimet se ka shkaktuar një vetaksident e që ka çuar në dëme materiale dhe dëme trupore, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Hasan Tasini”, në Gjilan, rreth orës 17:00 të 13 gushtit.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se arrestimi i të dyshuarit ka ardhur për shkak se i dyshuari, derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën pa targa kishte humbë kontrollin mbi drejtimin e saj dhe kishte goditë murin e një shtëpie.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kishte pësuar i dyshuari dhe pasagjeri, viktima mashkull kosovar dhe janë shkaktuar dëme materiale.
I dyshuari pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar, kurse pasagjeri mbetet për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.