Një person ka ndërruar jetë, teksa i njëjti u gjet i alivanosur në një fushë.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 12:50, në Podujevë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, kanë marrë viktimën për ta dërguar në trajtim mjekësor.
Mjeku kujdestar nga emergjenca ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion./FolDrejt/