“Unaza e Niçes” – Poezi nga Edon Thaçi
Unaza e Niçes
Nga viti në vit
Nga prilli në prill
Ca thinja ma shumë
Kohë e çuar dëm
Por ende
Më bën të magjepsem e të hesht!
Tek ndjek ëndrrën e njejtë:
Ecje dhe shi.
Ku asgjë s’vdes, gjithçka lind:
Flutura fenikse
Gjethe qe fluturojnë drejt qiellit
Yje qe ushqehen me guaca deti.
At’ heshtje n’atë moment
Shpesh e kam sjell ndërmend
Përshpëritur zemrës n’besë:
Dashuria për ty s’vdes as nuk më vret, jeton po jetë s’më jep
Ardhja jote gjithë ikje
Ikja gjithë pritje.
Nga viti në vit
Nga prilli në prill
Pas teje si pas Sapovneles pelegrin
Flutura lule që gufojnë n’tokë
Lule flutura që n’qiell fluturojnë.
Nga viti në vit
Nga prilli në prill
Elioti tha o ma i egri i muajve
Shi pranvere me rrënjë të mpira
Trazon kujtesen e dëshiren ngërthen.
Të shejtat shenja tokës ja jep:
Mbolle çka mbolle tani e sheh.
Rrënjët tua n’dheun tim janë ngjeshur
Uji kërcellin tënd ma ujit
Zjarri që ngrohë ngrohë e djeg
Asnjëherë n’akull s’u kthy.
Sytë që shihen, përqafohen, m’fshihen
Në heshtje e thojnë atë që s’e pranojmë
Dora dorën kur e prekë
jetën e vdekjen ma bartin t’um rrënqeth
Buztë e plasaritura kur emrin ma thojnë
m’i zgjojnë të gjithë demontë.
Nga viti në vit
Nga prilli në prill
Requiem pa mbarim:
Zot s’jam i denjë…
Zot a jam i denjë?!
Zot sa jam i denjë?
Me zë duke vajtuar
Engjëlli tregon notat
E para ishte fjala
E para ishte fjala
Po fjala më e mirë
Nga ju dy s’thuhet, s’nihet,
por ne e dimë
N’vallen hyjnore sillet e sillet
po s’ju çliron nga kjo anguish.
Nga prilli në prill.
Nga viti në vit./FolDrejt/