Shiu i dashurisë
Poezi nga Flamur Foniqi
çdo pikë shiu mbi kupolë…
do m’ftoh’ trupin që e deshe
do më ngrohë një diell pastaj
kujtimi i puthjeve si rrëbeshe
n’çdo grimcë fryme mbi qytet
në ca fjalë që bashkë u thanë
n’frymë e n’fjalë do vi vdekja
nëse s’hidhen nga buzë pranë…
kur re mortore do m’vardisen
mbi xhaketë hedhin trishtim
tre të vdekur do enden qytetit
unë, umbrella dhe vaji im…
dhe n’botën tënde do bjerë shi…
një pikë e tij pas do të vij…
do jem unë i shkrirë në lot
n’xhaketën tënde do të rri
kur ta kuptosh ardhjen time…
do të qash në zë, ëmbëlsisht
n’kupolë do rrahin pika shiu
nën to ca puthje pafundësisht
gjërsa shiu ndaljen t’gjejë…
do rrijmë t’qullur n’çadrën tonë
tre të çmendur ecin qytetit…
unë dhe ti, dashnia jonë!/FolDrejt/