Shtatë persona, që ishin shpallur në kërkim nëpër disa komuna të vendit, janë arrestuar nga policia.
Arrestimi i tyre është bërë kryesisht ditën e djeshme, në Gjilan, Kamenicë, Drenas, Fushë Kosovë, Han të Elezit e në Pejë me datën 5 tetor, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, të gjitha këta persona kanë qenë të kërkuar në bazë të urdhëresës së gjykatës dhe të njëjtit pas arrestimit janë dërguar për të vuajtur dënimin në burgjet përkatëse./FolDrejt/