Dy persona, njëri me profesion sigurim, janë arrestuar pasi te të njëjtët u janë gjetur dhe sekuestruar armë pa leje.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 19:30 në Prishtinë, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, policia tek të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një revole me gjashtë fishekë e nje karikator dhe një thikë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/