Disa kabllo rryme janë përfshirë nga flakët në komunën e Lipjanit.
Rasti raportohet të ketë ndodhur pas mesnatës së datës 29 tetor, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, zjarri në kabllot e rrymës ka ardhur si pasojë e ndezjes së disa mbeturinave nga persona të panjohur.
Tutje thuhet se vlera e dëmit të shkaktuar nuk dihet, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./FolDrejt/