Një person është shoqëruar në polici pas dyshimeve se i njëjti ka rrahur bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur në Skënderaj, rreth orës 19:00 të datës 28 tetor, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar në polici.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.” – thuhet në raport./FolDrejt/