Policia e Kosovës ka dhënë informacione mbi aksidentin e ndodhur sot në fshatin Novosellë të Pejës, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë lënduar tre të tjerë.
Siç njofton policia, në këtë aksident ka qenë e përfshirë edhe një zyrtare policore.
Në njoftimin e policisë thuhet se deri te aksidenti ka ardhur derisa e dyshuara ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Radac, e njëjta duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugës humb kontrollin dhe e godet veturën e cila ishte duke ardhur nga Radaci nё drejtim tё Pejёs.
Si pasojё e kёtij aksidenti lëndime trupore kanё pёsuar katёr (4) persona, ndёrsa njёri nga ta ka humbur jetёn, vdekjen e sё cilёs e ka konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa tё lënduarit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, dhe mё pas nё QKUK pёr trajtim mjekёsor.
Tutje, bëhet e ditur se nё vendngjarje kanё dalё hetuesit e aksidenteve tё DRP-Pejё, Prokurori i shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovёs (IPK), pasi qё nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё zyrtare Policore.
“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje pёr 48 orё”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/