Ka përfunduar asfaltimi i rrugës në Maxherë, në veri të Republikës së Kosovës.
Kështu ka njoftuar ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, transmeton Fol Drejt.
Aliu ka thënë se asfaltimi i rrugëve në veri të vendit është bërë si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Ministrisë që ky udhëheq dhe asaj të Punëve të Brendshme.
“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, kemi bërë asfaltimin e rrugëve në veri të vendit, e që si rezultat këto rrugë do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve, në veçanti në fshatra, që përmes këtyre ndërlidhjeve rrugore të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë në komunën e Mitrovicës.
Mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë të përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët, dhe jemi maksimalisht të angazhuar që të vazhdojmë asfaltimet e rrugëve në çdo cep të Kosovës”, ka thënë Aliu./FolDrejt/