Policia e Kosovës ka pranuar donacionin e ardhur nga ShBA që përfshin kamera trupi, transmeton Fol Drejt.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se këto kamera do të përdoren nga njësitë e trafikut dhe nga njësitë e policisë kufitare.
Policia e Kosovës sot ka pranuar donacionin e kamerave të trupit që i ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Një pjesë e tyre do të shpërndahet edhe në veri të Kosovës nga njësitë tona që punojnë në atë pjesë. Ajo çfarë ne duam si polici, duam që publiku, komuniteti të ketë besim në Policinë e Kosovës edhe këto kamera besoj që do të ndikojnë pozitivisht në ngritjen e besimit të qytetarëve te policia jonë.
“Falënderoj ekipet që kanë punuar një kohë të gjatë në trajnimin, përgatitjen e këtij projekti. Një punë të madhe e kanë bërë po ashtu agjencia për mbrojtjen e privatësisë!”, është shprehur Hoxha.