Policia e Kosovës ka raportuar edhe disa raste të dhunës në familje.
Rastet janë raportuar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Graçanicë, Prizren, Pejë e Istog.
Këto janë rastet e plota të raportuara nga Policia e Kosovës.
- Fushë Kosovë 22.06.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
- Prishtinë 22.06.2023 – NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj saj. Viktima pas intervistimit është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari është në kërkim policor. Rasti vazhdon të hetohet.
- Graçanicë 22.06.2023 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare.Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
- Prizren 22.06.2023 – 14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar e kishte fyer dhe kanosur. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
- Pejë 19.06.2023 – 00:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila si pasoj e dhunës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Istog 22.06.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila si pasoj e dhunës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /FolDrejt/