Kompania turke Baykar planifikon të fillojë prodhimin e dronëve luftarakë Bayraktar TB2 dhe Bayraktar Akinji në Ukrainë në vitin 2025, njoftoi sot shefi ekzekutiv i kompanisë Haluk Bayraktar.
“Ndërtimi po vazhdon sipas planit dhe fillimi i prodhimit është planifikuar për vitin 2025”, tha ai.
Bayraktar tha se pjesa kryesore e punëve përgatitore në fabrikë tashmë është duke u zhvilluar dhe se termocentrali pritet të elektrizohet në korrik të këtij viti, transmeton Fol Drejt.