Policia gjeti trupat e pajetë të katër personave, përfshirë dy fëmijë, në një banesë në perëndim të Londrës.
Sot policia deklaroi se beson se janë trupat e Michal Wlodarczyk (39), Monika Wlodarczyk (35), Maja Wlodarczyk (11) dhe David Wlodarczyk (3), transmeton Guardian.
“Detektivët po punojnë për të përcaktuar rrethanat që çuan në këtë incident tragjik”, tha detektivja Linda Bradley, e cila drejton hetimin./FolDrejt/