Kombëtarja shqiptare ka triumfuar sot në përballjen ndaj Moldavisë duke fituar me shifrat 2-0 në ndeshjen e 2-të të Grupit E për kualifikueset e Euro 2024.
Ani pse dominuan me lojë, ekipi shqiptar pjesën e parë e përfundoi pa dhënë gola, por u rikthye fuqishëm në të dytën.
Në pjesën e dytë Jasir Asani realizoi një supergol duke zhbllokuar sfidën dhe gjetur golin e parë me fanellën kuq e zi.
Ndërkaq, në minutën e 76′ Nedim Bajrami shënoi golin e dytë për Shqipërinë, duke dyfishuar shifrat./FolDrejt/