Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se ndihma e parë iu dha 12 personave dhe dy u dërguan në spital
Policia izraelite bastisi kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kuds mëngjesin e sotëm, shkruan AA, transmeton FolDrejt.
Policia izraelite ka ndërhyrë me plumba gome dhe bomba zhurmuese pas namazit të sabahut.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se ndihma e parë iu dha 12 personave dhe dy u dërguan në spital.
Ata deklaruan se policia izraelite pengoi hyrjen e ekipit të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Al-Aksa.
Policia izraelite dëboi me forcë ata që ishin në oborrin e Al-Aksës dhe mbylli dyert e xhamisë për muslimanët që filluan të vinin në namazin e fundit të xhumasë, në Ramazan, muajin e shenjtë të muslimanëve.
Megjithatë, dy orë pas inkursionit, policia izraelite u tërhoq nga Al-Aksa. Shumë muslimanë, duke përfshirë mijëra palestinezë nga Bregu Perëndimor i pushtuar, filluan të hyjnë në Al-Aksa për të falur namazin e xhumasë.
Dëshmitarët okularë thanë se një person është arrestuar.
Qindra palestinezë nga Bregu Perëndimor i pushtuar protestuan kundër policisë izraelite, duke brohoritur me parulla në rrugët anësore të qytetit të vjetër, ku ndodhet Al-Aksa.
Për muslimanët, Al-Aksa është vendi i tretë më i rëndësishëm, ndërkaq hebrenjtë besojnë se dikur aty kishte dy tempuj hebrenj.
Kompleksi Al-Aksa, i cili mbulon 15 për qind të bërthamës së vjetër të Kudsit, është nën pushtimin izraelit dhe është pika e takimit të tre feve më të mëdha në botë./FolDrejt/