Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë, me ç’rast një person vrau veten, transmeton Fol Drejt.
Sipas detajeve që jep policia, rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:19, në Prishtinë.
Dyshohet se viktima mashkull kreu vetëvrasje duke përdorur armën e zjarrit.
Njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.