Një rast i personit të zhdukur është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Suharekës, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 15:00.
Siç njofton raporti 24 orësh, personi që ka raportuar rastin në polici, ka thënë se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Gjithashtu, ankuesi ka raportuar se viktima vuan nga skleroza.