Një veturë me targa serbe është ndaluar nga policia gjatë patrullimit, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Koshuticë të Leposaviqit, rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, me ç’rast dyshohet se dy persona kanë kaluar ilegalisht kufirin e Serbisë dhe Republikës së Kosovës
“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari dhe pasagjeri meshkuj Serbë të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin e Serbisë dhe Republikes se Kosovës. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./FolDrejt/