Një aksident i trefishtë me fatalitet është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Pejës, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, aksidenti fatal ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:40, me ç’rast në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një traktor.
Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tetë persona kosovarë/e.
Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejë për tretman mjekësor ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit dy drejtues meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.