Një kontroll është zhvilluar sot në disa biznese në Gjilan, me ç’rast është konfiskuar ar e argjend.
Në këtë kontroll kanë marrë pjesë pjestarë të policisë, në bashkëpunim me ATK-në dhe Doganën, me ç’rast janë intervistuar dy persona.
“Sot, më 26.10.2022 në Gjilan, policia së bashku me zyrtarë nga ATK-ja dhe Dogana e Kosovës, kanë kontrolluar disa biznese në Gjilan. Dy persona janë intervistuar dhe është iniciuar rasti ‘tregti e ndaluar’. Është konfiskuar një sasi e arit dhe argjendit nga Dogana e Kosovës e cila edhe do ta trajtojë rastin” – thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/