Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë ditës së sotme kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.
Mbi bazën e vlerësimit me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç raste janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme të larta në Vushtrri, transmeton Fol Drejt.
Si rezultat i kontrollimit në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë (7) thika, një (1) boks hekuri, një(1)pistoletë plastike dhe gjësende tjera.
Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale do t’ i paraqiten prokurorit kompetent.
Policia, mbete e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla./FolDrejt/