Policia e Kosovës ka arrestuar një person gjatë ditës së djeshme në Drenas.
Rasti u raportua rreth orës 01:27, përcjell Fol Drejt.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës, se në një lokal nate një person posedon armë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit të lokalit nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar, por në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar që ishte e parkuar para lokalit, kanë gjetur e sekuestruar një thikë dhe një shufër metalike”, thuhet në raportin 24 orësh.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/