Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer dhe personin juridik të cilët ishin përgjegjës për transportimin e pajisjeve jashtë dimensioneve të lejuara.
Siç njofton policia, njësia për kontroll të autostradave me datën 03.05.2023 ka identifikuar mjetin për transportin e mallrave duke transportuar pajisje jashtë dimensioneve të lejuara.
Si rrjedhojë, shoferit të mjetit dhe personit juridik u janë shqiptuar gjoba sipas ligjit për automjete./FolDrejt/