Ministri ukrainas i Transformimit Digjital, Mihaylo Fedorov, ka njoftuar se Polonia i dha Ukrainës 1.570 njësi shtesë satelitore Starlink për të zëvendësuar ato të dëmtuarat gjatë luftës.
Në postimin në llogarinë e tij në Telegram, Fedorov theksoi rëndësinë e sistemeve në fjalë, pasi ka probleme në furnizimin me energji elektrike në të gjithë Ukrainën për shkak të sulmeve të Rusisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke theksuar se operatorët celularë dhe ofruesit e shërbimeve të internetit nuk po punojnë në disa rajone, Fedorov tha se qeveria do të krijojë pika publike të internetit për të mbrojtur komunikimin.
Fedorov informoi se Polonia i dha Ukrainës 1.570 njësi satelitore Starlink për të zëvendësuar ato të dëmtuara gjatë luftës dhe theksoi se disa prej tyre do t’u jepen administratave në zonat e çliruara.
Ai tha se që nga fillimi i sulmeve të Rusisë, Ukraina ka marrë më shumë se 20 mijë njësi Starlink nga partnerët e saj, Fedorov gjithashtu theksoi se 5 mijë prej tyre u dërguan nga qeveria polake./FolDrejt/