Ministri i Jashtëm i Turqise, Mevlut Çavuşoğlu tha se “Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) u pranua si anëtare vëzhguese në Organizatën e Shteteve Turke”.
Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Çavuşoğlu theksoi se ndodhen gjithmonë pranë Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ministri Çavuşoğlu ka ndarë fotografi lidhur me Samitin e 9-të të Organizatës së Shteteve Turke./FolDrejt/