Polonia njoftoi sot se ka sekuestruar një ndërtesë shkolle ruse në Varshavë dhe se ndërtesa tani do të jetë në pronësi të qytetit, tha ministria e jashtme.
“Që nga sot, ndërtesa është në pronësi të autoriteteve të qytetit,” tha zëdhënësi i ministrisë Lukasz Jasina, duke vënë në dukje se ishte një sekuestrim. Rusia e dënoi menjëherë këtë “akt të paligjshëm” nga autoritetet polake dhe premtoi se do të përgjigjet në mënyrë të duhur, përcjell Fol Drejt.
“Është një akt i paligjshëm dhe një sulm në një vend diplomatik dhe si i tillë paraqet shkelje të Kartës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, tha ambasadori rus në Varshavë Sergej Andreyev, duke shtuar se Rusia do të përgjigjet “sipas parimit të reciprocitetit”.
Policia është mbrojtur duke thënë se kanë ndjekur vetëm procedurën e konfiskimit.
Një vit më parë, autoritetet e qytetit të Varshavës konfiskuan ndërtesën diplomatike ruse, të cilën e shpallën “fole spiunësh”. Ky rast është objekt i një mosmarrëveshje ligjore midis Rusisë dhe Polonisë, e cila ia ofroi ndërtesën Ukrainës.
Është një ndërtesë dhjetëkatëshe e viteve 70 që përdorej nga diplomatët sovjetikë dhe që më vonë u bë ambasada ruse./FolDrejt/