Nuk po zbuten ende reagimet për lojën e kombëtares portugeze, e cila ishte bindëse ndaj Zvicrës 6:1.
Trajneri Fernando Santos bëri një lëvizje të guximshme ditën e djeshme duke lënë në stol Cristiano Ronaldon, ndërsa në fushë dërgoi Goncalo Ramos. Dhe nuk gaboi, ai e shpërbleu me tre gola, ndërsa Ronaldon e futi në lojë vetëm 15 minuta para fundit. Në fund ai nuk ka festuar as me shokët e skuadrës, por ka shkuar direkt në dhomat e zhveshjes.
“Portugalia ishte më e mirë pa Ronaldon”, shtoi BBC, duke theksuar se guximi i trajnerit Fernando Santos u shpërblye.
“Ishte pa dyshim vendimi më i guximshëm i përzgjedhjes në këtë Botëror dhe sigurisht më i guximshmi që Santos ka marrë në tetë vitet që ka qenë në krye të Portugalisë”, vazhdon BBC dhe shton:
“Santos e dinte se çfarë ishte në rrezik në këtë ndryshim sizmik. E kishte të qartë se ai, dhe jo Cristiano Ronaldo, do të fajësohej për eliminimin e Portugalisë nga Kupa e Botës. Në vend të kësaj, ai pa një Portugali më energjike dhe më të rrezikshme, fokusi i së cilës nuk është te ekzistenca e Cristiano Ronaldos”./FolDrejt/