Në qytetin Lahore në provincën Punjab të Pakistanit, 3 ditë në javë do të ndërpritet mësimi për shkak të ndotjes së ajrit.
Sipas lajmeve të medias kombëtare, qeveria e provincës Punjab ka njoftuar se mësimi do të pezullohet 3 ditë në javë për shkak të ndotjes së ajrit në Lahore, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Aplikimi në fjalë do të vazhdojë në këtë mënyrë deri në një njoftim tjetër.
Kryeministri i Punjabit, Parvez Elahi tha se në Lahore dhe qytete të tjera do të shpallet “emergjencë mjedisore” për të luftuar ndotjen e ajrit.
Cilësia e ajrit është “shumë e pashëndetshme”
Sipas të dhënave të publikuara nga kompania zvicerane e teknologjisë “IQAir”, e cila mat vlerat e cilësisë së ajrit, vlera e cilësisë së ajrit në Lahore u regjistrua si 212. Kjo vlerë bie në kategorinë “shumë të pashëndetshme”.
Ndotja e ajrit në qytet është 32.3 herë më e lartë se niveli i lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për një person.
Udhëzuesi i OBSH-së për cilësinë e ajrit në qytete thotë se nivelet e PM 2.5 (grimcat e imëta me diametër më të vogël se 2.5 mikrometra) duhet të jenë nën 10 mikrogramë për metër kub./FolDrejt/