Rusia ka informuar partnerët e saj afrikano-jugor se prania e presidentit francez Emmanuel Macron në samitin e BRICS do të ishte “e papërshtatshme”, tha sot zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov.
“Ne dërguam një mesazh se, duke respektuar prerogativën e Afrikës së Jugut si mikpritëse për të ftuar mysafirë individualë, është e nevojshme të nisemi nga fakti se BRICS është një aleancë e vendeve që refuzon kategorikisht përdorimin e sanksioneve të njëanshme për të zgjidhur çështjet e politikës së jashtme”, tha Ryabkov, përcjell Fol Drejt.