Siç tha presidenti çek, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dërgojë një mesazh të qartë udhëheqjes ruse se “nëse Rusia përdor armë bërthamore në Ukrainë, nuk do të ketë vetëm një reagim diplomatik, por edhe ushtarak, me të gjitha pasojat që vijnë nga atë.”
Rreziku i një konflikti bërthamor është i lartë për shkak të kërcënimeve ruse për të përdorur armë taktike bërthamore në Ukrainë, tha sot në Pragë presidenti çek Miloš Zeman.
“Unë besoj se në këtë situatë, vendet evropiane, dhe jo vetëm vendet evropiane, do të duhet të japin një përgjigje të fortë ushtarake,” tha Zeman në një konferencë pas bisedimeve me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, përcjell Fol Drejt.