Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në llogaritë e tij në rrjetet sociale bëri deklarata për zgjedhjet e fundit ku ai doli i pari, por për 0,5% nuk mundi të fitojë pa balotazh.
Erdogan ka ndarë këto fjalë në postimin e tij:
Të dashur miq të rrugës dhe kauzës, Si Aleancë Popullore, kemi kaluar provën e parë të zgjedhjeve më kritike të vendit tonë. Luftuam fort pa provokime, duke injoruar presionet, pa u trembur, pa u dorëzuar përballë vështirësive. Falenderoj secilin prej jush për mundin, përpjekjet dhe sakrificat tuaja.
E falënderoj Zotin tim një mijë herë që më dha shokë si ju. Tani është koha që suksesin që arritëm më 14 maj ta kurorëzojmë me një fitore më të madhe… Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 28 maj, një ditë pas 63-vjetorit të grushtit të shtetit të 27 majit.
Ne jemi një aleancë që vendos vullnetin kombëtar dhe dashurinë për t’i shërbyer vendit dhe kombit në qendër të politikës së saj. Ne mund të shlyejmë borxhin tonë të mirënjohjes ndaj kombit tonë, i cili është kujdesur për ne dhe ka sfiduar tanket për këtë kauzë kur është e nevojshme, duke punuar më shumë dhe duke vrapuar më shumë. Turqia pret shërbim nga ne, pret veprime, kombi ynë pret që ne të përmbushim qëllimet e tona.
Viktimat tanë të tërmetit presin që t’ua shërojmë plagët sa më parë. Tashmë kemi nisur punën për zgjedhjet e 28 majit, pasi u zbardh ngjyra e kutisë së votimit. Shpresojmë që ditët e ardhshme t’i vlerësojmë në mënyrën më të mirë dhe produktive.
Me lejen e Allahut, ne do ta bëjmë 28 majin lajmëtar të Shekullit të Turqisë. Unë ju besoj.”, tha ai, shkruan TRT Haber, transmeton Fol Drejt.