Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi se sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili.
Për këtë ai njoftoi përmes një njoftimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Sot kam pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili.
Në këtë takim trajtuam çështje të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me theks të veçantë bashkëpunimit në fushën e arsimimit të kuadrove të reja dhe trajnimeve ushtarake.
Në vazhdimësi Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet në aspektin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në këtë aspekt padyshim rol të rëndësishëm kanë partnerët tanë strategjik, në mesin e të cilëve edhe Turqia”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/