Presidenti finlandez Sauli Niinistö i dha fund zyrtarisht ofertës së Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO sot duke nënshkruar amendamentet ligjore në ligjet e kërkuara për anëtarësimin në Aleancë.
Lëvizja e presidentit finlandez do të thotë se Finlanda ka përfunduar masat kombëtare të nevojshme për t’u bashkuar me NATO-n dhe tani po pret vetëm miratimin e Turqisë dhe Hungarisë, dy të vetmet nga 30 anëtarët e Aleancës që nuk e kanë ratifikuar ofertën e Finlandës.
Niinisto vizitoi Ankaranë javën e kaluar, kur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan premtoi se do të vazhdojë me ratifikimin e kërkesës së Finlandës, transmeton Fol Drejt.