Presidenti finlandez Sauli Niiniste pret që vendi i tij të bëhet anëtar i NATO-s.
Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Süddeutsche Zeitung”, Niiniste ka thënë se është nisur nga fakti se ka një shumicë të madhe parlamentare në favor të anëtarësimit të Finlandës në NATO, transmeton Fol Drejt.
Ai po ashtu tha se në rast të paraqitjes së kërkesës pret një vendim të shpejtë nga Aleanca./FolDrejt/