Helikopteri i rojës bregdetare u rrëzua gjatë misionit të kërkimit në brigjet e Tajvanit
Dy pjesëtarë të rojës bregdetare të Koresë së Jugut humbën jetën, ndërsa një tjetër u plagos kur helikopteri i tyre u rrëzua gjatë një misioni kërkimi në brigjet e Tajvanit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, katër persona ishin në bordin e helikopterit Sikorsky S-92 kur ai u rrëzua në ujërat 370 kilometra në jugperëndim të ishullit Mara.
Bashkë-piloti dhe operatori i radarit humbën jetën, ndërsa piloti u plagos. Një tjetër anëtar i ekuipazhit është zhdukur.
“Pas rrëzimit të helikopterit, ekuipazhi i varkës së patrullës shpëtoi tre persona dhe dy prej tyre vdiqën, ndërsa njëri mbetet i zhdukur”, citoi agjencia të ketë thënë një zyrtar i rojës bregdetare.
Rrëzimi ndodhi menjëherë pasi helikopteri u ngrit për t’u kthyer në Busan pasi hodhi një ekip shpëtimi në një varkë patrullimi për operacionin e kërkimit dhe shpëtimit për rimorkiatorin e humbur të Koresë së Jugut dhe anëtarët e ekuipazhit të tij në ujërat afër Tajvanit./FolDrejt/