Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel i kërkoi edhe një herë presidentit kinez Xi Jinping që të përdorë “ndikimin” e vendit mbi Rusinë për luftën e saj në Ukrainë gjatë një vizite në Pekin, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ukraina mori “shumë kohë” gjatë takimit të tyre tre-orësh në Sallën e Madhe të Popullit të Pekinit, ku u diskutuan gjithashtu tregtia, klima, të drejtat e njeriut, rimëkëmbja e COVID-19, Xinjiang dhe Tajvani, u tha Michel gazetarëve përmes videolidhjes nga Pekini.
“Unë i kërkova presidentit Xi, siç bëmë në samitin tonë BE-Kinë në prill, që të përdorë ndikimin e tij në Rusi për të respektuar kartën e OKB-së,” tha Michel.
Presidenti Xi e bëri të qartë se Kina nuk po i ofron armë Rusisë dhe se kërcënimet bërthamore nuk janë të pranueshme, tha presidenti i Këshillit Evropian./FolDrejt/