Të tre vendet kanë rënë dakord për një paketë prej 7.8 milion € (6.7 milion £) për t’i ofruar një spital fushor vendit të shkatërruar nga lufta, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Norvegjia dhe Holanda do të kontribuojnë me fonde, thanë kombet në një deklaratë të përbashkët.
Do të sigurohen gjithashtu kamionë me kontejnerë dhe rimorkio, pajisje mjekësore dhe pajisje sanitare, magazinimi dhe akomodimi.
Ekspertët ukrainas dhe estonezë, me mbështetjen e Holandës, do të trajnojnë personelin mjekësor të Ukrainës për të përdorur spitalin në terren.
Ministrja holandeze e mbrojtjes Kajsa Ollongren tha se sukseset e fundit të Ukrainës në fushën e betejës tregojnë se strategjia e saj po funksionon.
“Mbështetja e qëndrueshme ushtarake ndërkombëtare është thelbësore, veçanërisht tani ka ardhur dimri dhe Rusia po vazhdon sulmet e saj ndaj infrastrukturës civile,” tha ajo.
“Lufta është larg përfundimit, ne duhet të mbajmë kursin. Kjo është arsyeja pse ne po vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën.”/FolDrejt/