Presidenti kroat Zoran Milanoviq, i cili po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Vilnius, tha se për sa i përket tij, Serbia është e mirëpritur në Bashkimin Evropian.
“Serbët duhet të vendosin se ku janë, për sa më përket mua, ata janë të mirëpritur, por ata duhet të vendosin se ku janë,” tha Milanoviq në një deklaratë për gazetarët pas ditës së parë të samitit.
Milanoviq tha se në samit ka folur për situatën në Kosovë për sulmin ndaj KFOR-it dhe nevojën e njohjes së pavarësisë së Kosovës./FolDrejt/