Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i tha sot homologut të tij izraelit Isaac Herzog se është shumë i mërzitur për palestinezët që u plagosën dhe u vranë në Bregun Perëndimor dhe Xhaminë Al-Aksa gjatë muajit të Ramazanit.
Erdogan njoftoi në Twitter se të dy kishin biseduar në telefon për ngjarjet e fundit të shkaktuara nga disa grupe radikale izraelite si dhe nga forcat e sigurisë, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Forcat izraelite të sigurisë hynë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalem të premten herët në mëngjes, ku mijëra palestinezë u mblodhën për lutje gjatë muajit të Ramazanit, duke çuar në përleshje në të cilat, sipas shërbimeve shëndetësore palestineze dhe policisë izraelite, të paktën 152 palestinezë u plagosën.