Ukraina ka nevojë për raketa me rreze të gjatë për të ndaluar sulmet ruse.
Kështu tha presidenti i Ukrainës Zelensky, duke nënvizuar se raketat Himars të përdorura aktualisht nga Kievi kanë një rreze veprimi prej 80 kilometrash dhe nuk mund të arrijnë shumë nga zonat e pushtuara nga rusët, përcjell Fol Drejt.
“Forcat ruse në orët e mëngjesit të 28 janarit kryen sulme me raketa në qytetin Kostiantynivka në rajonin e Donetskut”, tha Zelenskyy i cili shtoi se si pasojë e sulmeve humbën jetën 3 civilë ndërsa 14 të tjerë u plagosën. “Ukraina ka nevojë kryesisht për raketa me rreze të gjatë”, shtoi ai.
“Nuk duhet të ketë tabu në furnizimin me armë për t’u mbrojtur nga agresioni rus. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që partnerët të jenë të hapur ndaj këtij furnizimi jetik, duke përfshirë dërgimin e raketave Atacms, të cilat kanë një gamë 300 kilometra dhe armë të tjera të ngjashme”./FolDrejt/