Siç shkruan “The Healthy”, gjatë kësaj periudhe estrogjeni, progesteroni dhe testosteroni bien në mënyrë dramatike, duke prekur pothuajse të gjitha pjesët e trupit të një gruaje, nga lëkura, flokët, disponimi, gjumi e deri te libido, përcjell Fol Drejt.
Ndryshimet në hormone gjithashtu mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të caktuara si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe disa lloje të kancerit.
Por disa simptoma nuk janë gjithmonë të lehta për t’u njohur, prandaj gratë shpesh nuk i lidhin fare me menopauzën, por e konsiderojnë atë si një gjendje tjetër shëndetësore që duhet trajtuar, shpjegojnë ekspertët.
Ato janë të:
– probleme me përqendrimin dhe kujtesën
– ndryshime të papritura të humorit
– Flokë të hollë dhe të thatë të prirur për t’u derdhur
– lëkurë e thatë në fytyrë dhe duar
– aknet
– shtim i pashpjegueshëm i peshës
– menstruacione të pazakonta dhe të parregullta
– pagjumësi
– kocka të brishta./FolDrejt/