Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti sot në Kiev.
“Është bukur të kthehesh në Kiev. Aty ku vlerat që vlerësojmë mbrohen çdo ditë. Kjo është arsyeja pse ky është një vend i përshtatshëm për të festuar Ditën e Evropës,” shkroi Von der Leyen në Twitter.
Ajo përshëndeti vendimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të shënuar 9 majin si Ditën e Evropës në Ukrainë, transmeton Fol Drejt.