Tre persona të moshës së mitur janë arrestuar në Prishtinë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:21, përcjell Fol Drejt.
“Tre meshkuj kosovarë (të mitur) janë arrestuar për shkak se kanosur njëri-tjetrin. Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një revole lodër. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit në prezentë të punëtorit për punë sociale të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./FolDrejt/