Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin e betejës së zhvilluar në Lagjen e Re dhe në Ratkoc të Kaçanikut, transmeton Fol Drejt.
E para e vendit e ka vlerësuar këtë betejë si njërën ndër betejat më të rëndësishme në rajonin e Kaçanikut.
“Sot përkujtojmë 24-vjetorin e betejës së zhvilluar në Lagjen e Re dhe në Ratkoc të Kaçanikut, kundër ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë, me ç’rast 28 dëshmorë të UÇK-së u flijuan për lirinë e atdheut.”, u shpreh Osmani.
“Kjo betejë njihet si njëra ndër betejat më të rëndësishme në rajonin e Kaçanikut. Ajo e dëshmoi shpirtin liridashës të të rinjve e të rejave të kësaj treve dhe e vulosën përfundimisht vendosmërinë e tyre e të qytetarëve të Kaçanikut për ta fituar lirinë. Çmimi, fatkeqësisht, qe i lartë, por ideali i të rënëve u realizua.
Lavdi përjetë!”, shtoi ajo tutje./FolDrejt/