Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas rekomandimeve të parapara me ligj ka emëruar tre komandantë të Komandave përkatëse në FSK dhe ka dekretuar tre gjeneralë të rinj.
Ky emërim është bërë në një ceremoni të organizuar në Presidencë, në prani të kryeministrit Albin Kurti, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe zëvendësministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla.
Kolonelët Hysen Dreshaj, Sefer Isufi dhe Ilir Qeriqi kanë marrë gradën e gjeneralit të brigadës.
Gjeneral brigade Jeton Dreshaj është emëruar në pozitën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Naim Haziri, komandat i Komandës së Gardës Kombëtare, teksa gjeneral brigade, Hysen Dreshaj është emëruar komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së.
Presidentja Osmani ka përgëzuar komandantë e emëruar dhe gjeneralët e sapograduar, duke ju dëshiruar suksese të mëtejme në ngritjen profesionale të FSK-së./FolDrejt/