Një person, i cili po përcillej për në Gjykatën Themelore në Gjakovë/Dega Malishevë, është arratisur nga automjeti me të cilin po transportohej.
Siç bën me dije Shërbimi Korrektues i Kosovës, i burgosuri G.K ishte i akuzuar për vepër penale lëndim i lehtë trupor.
SHKK menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës, gjykatën kompetente dhe ka formuar komision hetimor për rrethanat e arratisjes.
Ndaj tre zyrtarëve që kanë qenë në përcjellje është iniciuar procedura disiplinore, të njëjtit me vendim të komisionit disiplinor janë pezulluar nga puna./FolDrejt/