Rruga në fshatin Rudarë, që ka qëndruar e bllokuar për disa ditë, është liruar plotësisht për qarkullim, teksa edhe kamioni i fundit barrikadues është larguar nga rruga.
Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se të gjithë kamionët barrikadues që kanë qenë në këtë rrugë janë larguar nga vetë serbët, transmeton Fol Drejt.
Tashmë, rruga është e lirë për qarkullim, ndërsa heqjen e barrikadave e ka përshëndetur edhe KFOR-i.