Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime popullit grek pas aksidentit mes dy trenave që la të vdekur dhjetëra persona, raporton Fol Drejt.
“Zemrat tona janë me popullin e Greqisë pas aksidentit shkatërrues të trenave dhe humbjes tragjike të jetëve.”, shkroi Osmani në Twitter.
Osmani shprehu ngushëllime për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve. /FolDrejt/